“One stop shop” është Projekti i I cili synon kontrolle kufitare dhe doganim në një pikë të përbashkët. Me këtë do të pergjysmohet koha e pritjes dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentave. Kontrolli i përbashkët do të kryhet në një objekt të përbashkët. Kufitarët serbë do të kontrollojnë kalimtarët dhe mallrat që udhëtojnë nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të kundërtën do ta bëjnë kufitarët e Maqedonisë së Veriut.
Koncepti i kontrolleve kufitare me një ndalim “One-stop-shop” do të thotë procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët, gjatë numrit minimal të ndalimeve, sipas mundësisë ndalim i vetëm, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm njëherë në një vend. Me zbatimin e konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, si dhe i sendeve që mbajnë me vete udhëtarët.
Menaxhimi i përbashkët lufton mashtrimet
Përveç rrjedhës së shpejtë të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese, doganimi i përbashkët, mes të tjerash, duhet të mundësojë shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare. Synohet edhe të ulet mundësia për mashtrime doganore, për shkak të kontrollit direkt në dokumentet tregtare që shoqërojnë mallin. Doganimi i përbashkët është edhe një prej kërkesave të transportuesve, të cilët konsiderojnë se me këtë do të lehtësohet procesi i transportit dhe transportit të mallrave.
Brnabiq : Më mirë të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë
Marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm, ka thene Kryeministrja serbe Ana Brnabiq duke shtuar se projekti “One stop shop do të thellojë bashkëpunimin ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për raportet ekonomike mes dy vendeve. Është më mirë të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë, ka thënë Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë ceremonisë së fillimit të menaxhimit të përbashkët kufitar “One stop shop”.
Zaev: Ballkani Perendimor po integrohet
” Menaxhimi i përbashkët i vendkalimit kufitar Tabanovcë-Preshevë do të mundësoj dukshëm zhvillimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perendimor, të definuar në Samitin e Triestës në korrik 2017”, ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.
Pas jetësimit të projektit “One Stop shop”pritet të rritet kapaciteti i frekuentimit të kësaj pike doganore nga turistët e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në sezonin e verës drejt vendeve turistike në Greqi.
Discussion about this post