Meqë është koha për vota dhe duhet të kontaktohet populli, politikanët tanë kanë filluar t’i kthehen edhe traditave tona kombëtare. Mbase, nuk harrojnë edhe të lavëdrojnë traditën tonë. Dhe, mirë bëjnë që veprojnë kështu, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar një odë të njohur shqiptare.
Ai është pritur sipas traditave tona në konakun e Haxhi Eqremit. Në Facebook Limaj ka shkruar se aty ai është mirë dhe se, ” kjo odë ndër vite ka pritur dhe përcjellë burra të mëdhenj të kombit shqiptar”
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
“Mikpritje sipas traditave shqiptare në konakun e Haxhi Eqremit. Në odën e tij ndër vite ka pritur dhe percjellë burra të mëdhenj të kombit shqiptar. Krenarë që populli ynë po e ruan me xhelozi traditën shqiptare.”
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post