Shype mali, llafet blla blla nuk ndihmojnë kurrgjë. Merrni e lexojini këto dokumente (Memorandumi 2 i Serbisë, Objektivat e reja serbe në Kosovë dhe betimin e Vuçiqit si president i Serbisë) dhe e kuptoni pse janë punët kështu si janë.
Dhe e kuptoni se ky rrezik nuk përballohet me prodhues të foklorit, me Robin Huda, me lexues të vonuar të poezisë, me profiterë e zhvatës, po mund të përballohet vetëm me një elitë të përgjegjshme dhe me një popull që nuk flen.) Hajt sh’net e me t’mira!
Ja çka përmban Memorandumi 2 i Serbisë (i vitit 2011)
1. Të minimizohet përgjegjësia e Serbisë për krimet e kryera.
2. Vëmendja e publikut të fokusohet tek paditë dhe proceset gjyqësore kundër qytetarëve të BeH.
3. Të largohet vëmendja e publikut nga gjykimet në Hagë.
4. BeH të detyrohet që të heqë dorë nga padia kundër Serbisë.
5. Serbia të sillet në të njëjtën pozitë me shtetet e tjera të dëmtuara në rajon.
6. Të insistohet në mbylljen e Tribunalit të Hagës.
7. Ratko Mlladiqi të gjykohet në Serbi.
8. Të destabilizohen qeveritë e BeH, Kroacisë dhe të Kosovës.
9. Të provokohen trazira të brendshme në rajon.
10. Të dobësohet akuzat kundër Serbisë.
11. Të ndihmohet pavarësia e Republika Sërpskas.
12. Të insistohet në statusin konstituiv të serbëve në Kroaci, në Kosovë dhe në Malin e Zi.
13. Të bëhet tranzicioni i bashkësive ekzistuese serbe në rajon, në bashkësi unitare serbe.
14. Të pengohet ndarja e Vojvodinës.
15. Të pengohet rajonalizimi i Serbisë.
16. Të dobësohet veprimi i Bashkësisë Islame në Sanxhak.
Komente: Nga sa shihet, deri sot janë realizuar gati të gjitha pikat e këtij projekti: përgjegjësia e Serbisë për krimet është minimizuar, BeH nuk ka arritur të ngre padinë për gjenocid, destabilizimi i qeverive në BeH, në Kosovë e në Malin e Zi ka qenë i vazhdueshëm, trazirat në rajon poashtu kanë qenë të vazhdueshme (në Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë) Republika Sërspka e ka forcuar politikën secesioniste, bashkësia e komunave është akorduar në Kosovë, Vojvodina është pacifikuar tërësisht, Bashkësia Islame e Sanxhakut është e dobësuar tërësisht. Nga ato që nuk janë realizuar, realisht janë vetëm dy: Mlladiqi nuk është mbajtur për gjykim në Serbi dhe serbët në Kroaci nuk janë forcuar. Të tjerat janë realizuar pothuajse pikë për pikë. Ndërsa, vitin e kaluar është lancuar politika e re e Serbisë, të quajtura Objektivat e reja të Serbisë.
OBJEKTIVAT E SERBISË NË KOSOVË
1. Rritja e ndikimit të Serbisë me instrumente destabilizuese në Kosovë
2. Rritja e natalitetit te serbeve në Kosovë
3. Serbizimi i goranëve dhe boshnjakëve
4. Shpërngulja e shqiptarëve në Evropë, rrallimi demografik i tyre
5. Ndryshimi gjeopolitik në favor të Rusisë- rast per rikthim në Kosovë.
6. Koordinimi me Greqine e me Rusinë.
BETIMI I ALEKSANDËR VUÇIQIT SI PRESIDNETI I SERBISË
Aleksander Vuçiqi, me rastin e betimit të tij si president i Serbisë, deklaroi: “Betohem se gjithë energjinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj…” (Teksti origjinal: “Zaklinjem se da ću sve svoje snage posvetiti očuvanju suverenosti i celine teritorije Republike Srbije, uključujući i Kosovo i Metohiju kao njen sastavni deo… (Danas, 31 maj 2017)
Komente: 1. deri sot Vuçiqi nuk ka hequr dorë nga ky betim. 2. Jam i bindur se nuk ka asnjë gjasë që të heqë dorë as në të ardhmen. 3.Pa hequr dorë prej këtij betimi, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshjeje. 4. Marrëveshje të dobishme për Kosovën, jo. 5. Në dëm të Kosovës, po. 6. Prandaj duhet t’i lini ëndrrat e marrëveshjes me Vuçiqin, shype! (2 qershor 2019)