Për shkak të reshjeve të shiut, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar vërshime në vendin tonë.
Pas këtij paralajmërimi, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjithë kryetarët e komunave se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.
Njoftimi i plotë i Hotit:
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.
Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë.