Si pasojë e përmbytjeve janë prekur 22.655 mijë njerëz dhe janë dëmtuar dhjetëra shtëpi
Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në rajonin Sulawesi Verior në Indonezi preken mbi 22 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Qendrës së Informacionit dhe Komunikimit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Raditya Jati, njoftoi se shirat intensivë kanë shkaktuar përmbytje në 7 zona në rajonin Bolaang Mongondow Jugor.
Si pasojë e këtyre përmbytjeve janë prekur negativisht 22.655 mijë njerëz tha Jati duke shtuar se deri më tani në fatkeqësinë e përmbytjeve ka humbur jetën një person.
Ndër të tjera Jati shtoi se në të gjithë rajonin si pasojë e ujërave përmbytës janë dëmtuar 64 shtëpi, 5 ura dhe disa rrugë.
Rikujtohet se më shumë se 60 persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që u shkaktuan nga shirat efektivë në natën e vitit të ri në Xhakarta, në qytetet Depok, Bekasi, Tangerang dhe në rajonet Bogor dhe Lebak.