Festa e Liverpoolit pasi kapiteni Jordan Henderson e ngriti trofeun e Premierligës vazhdoi edhe në zhveshtore, nga ku janë publikuar video të reja. Tifozët e kanë vërejtur se si Xherdan Shaqiri tentoi të mos bëhet qull nga shampanja.
Të kuqtë u shpallën kampionë të Anglisë shtatë javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në Premierligë, që është rekord, ndërsa trofeun e çuan lart në javën e parafundit pas fitores drithëruese kundër Chelseat 5:3, raporton Syri.net Kosova
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi kremtimin e titullit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke me një ndeshje drithëruese plot gola të mrekullueshëm kundër rivalit londinez.
Kapiteni Jordan Henderson e ngriti lart trofeun e Premierligës në tribunën “Kop” në Anfieldin e zbrazët, për shkak të pandemisë koronavirus, pasi Klopp dhe lojtarët e tij i morën medaljet e tyre të arta.
Festa e Liverpoolit vazhdoi edhe në zhveshtore, ku lojtarët e gjuanin njëri-tjetrin me shampanjë. Në videon e publikuar onlinë është vërejtur se si Shaqiri përkulet për të mos u lagur nga shampanja