Bordi i përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka dhënë sonte dorëheqje, pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.
Bordi i Telekomit dorëheqjen e ka paraqitur përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, ku ndër të tjera kanë paraqitur edhe gjendjen në të cilën e kanë gjetur ndërmarrjen.
Në xhirollogari ishin 3 milionë euro të cilat Qeveria ia kishe dhënë kësaj kompanie gjatë gjendjes me pandemi.
Letra e Bordit të Telekomit:
Të nderuar punëtorë të Telekomit,
Të nderuar qytetarë të Republikes së Kosovës,
Përmes kësaj komunikate për media, ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dëshirojmë t’ju njoftojmë mbi punën tonë dhe zhvillimet e fundit në koropratë.
Me emërimin tonë si Bord i Përkohshëm në Telekomin e Kosovës Sh.a nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ne kemi ndërmarrë hapa dhe kemi marrë vendime të rëndësishme për dalje nga kriza financiare në të cilën e kemi gjetur korporatën.
Duke vepruar gjithmonë në bazë të drejtave fiduciare që na janë besuar, ne kemi marrë vendime për ngritjen e efikasitetit në korporatë. Po ashtu, në koordinim me zyrtarët e lartë të koproratës, jemi dakorduar për qasje / veprime të cilat ata i kanë ndermarrë për uljen e shpenzimeve dhe ngritjen e performancës.
Të gjitha këto rezultojnë me nje ulje të shpenzimeve prej rreth 5 Milion Euro në bazë vjetore. Në këtë rast dëshirojmë të numërojmë disa nga vendimet më kryesore:
• Ndryshimin e strukturës së zyrtarëve të larte të Telekomit të cilët kanë pasur ndikim direkt në performancën e Korporatës.
• Ndalimin e gradimeve.
• Mosvazhdimin e kontratave mbi vepër.
• Uljen e pagave.
• Uljen e shpenzimeve.
Po ashtu, ju njoftojmë se kemi filluar me procesin e ristrukturimit, i cili proces do të garantoj një efikasitet dhe meritokraci që ka munguar në korporate. Njëherit, janë analizuar kontratat kryesore dhe aty ku ka pasur hapësirë ligjore, janë negociuar kushte me të favorshme për Telekomin. Ndërsa, aty ku kemi hasur në shkelje ligjore, kemi marrë vendime për ngritje të kallzimeve penale. Më tutje, pas rishikimit të buxhetit dhe veprimeve të lartcekura, Telekomi parashihet të ketë një EBITDA pozitive në gjysmën e dytë të këtij viti.
Si edhe jeni në dijeni, Telekomi i Kosovës tash disa vite ka funksionuar me humbje, dhe si rrjedhojë janë rritur obligimet në rreth 72 Million Euro. Në këto obligime përfshihet edhe shuma prej mbi 24 Milion Euro si pasojë e kontratës me Dardafon Net L.L.C, e njohur për qytetarët edhe si Z-Mobile, e cila kontrate e ka zanafillën nga viti 2008. Është pikërisht kjo kontratë e cila përveç shumës prej 24 Million Euro nga Arbirazhi i vitit 2016, indirekt Telekomit të Kosoves, në 10 vitet e fundit i ka shkaktuar humbje merramendëse.
Të nderuar punëtorë të Telekomit, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në këtë kohë pandemie, para dy javesh Gjykata Themelore e Prishtines çuditerisht me shpejtesi të dritës ka marrë vendim për ekzekutimin e përmbarimit për kreditorin Z-Mobile, duke lejuar ekzekutimin e shumes mbi 24 Milion Euro. Telekomi ka ndermarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor të mundshëm. Janë ndjekur procedurat ankimore në Gjykatën e Apelit. Po ashtu, Telekomi brenda suazave ligjore ka bërë kërkesë tek përmbaruesi për pezullimin e vendimit përmbarimor.
Për të gjitha veprimet e Telekomit karshi këtyre zhvillimeve alarmante, Aksionari ka qenë në vazhdimësi dhe me kohë i informuar. Me datë 13.07.2020 kemi kërkuar takim urgjent me ministrin e linjës z. Kuqi. Me datë 15.07.2020 ka ndodhur bllokimi i llogarive bankare të Telekomit nga përmbaruesi. Me datë 16.07.2020 kemi pasur një takim me ministrin e linjës z. Kuqi, ku kemi kerkuar mbështetjen e tij në këtë proces të trashëguar dhe të rrezikshem për Telekomin. Gjithashtu, me datë 18.07.2020 në lidhje me këto zhvillime kemi takuar Kyeministrin e Republikes se Kosoves z. Hotin, ku gjithashtu i kemi kërkuar mbështetjen për zhbllokimin e llogarive bankare të Telekomit. Kryeministri z. Hoti ka kërkuar nga ne që të takohemi me përfaqesuesit e Z-Mobile për të gjetur një zgjidhje. Ne e kemi informuar Kryeministrin se nuk mund të takohemi me kreditorin për arsye se pozita e Telekomit nuk është e favorshme, prandaj kemi ripërsëritur kërkesen tonë që Aksionari të angazhohet në zhbllokimin e llogarive bankare të Telekomit urgjentisht në mënyrë që të parandalohen dëmet.
Dje me datë 20.07.2020 kemi pranuar një ftese për një takim tjetër me Kryeministrin z. Hoti për sot me datë 21.07.2020. Në ftesë për takim është potencuar së përveç Kryeministrit dhe Ministrit të linjes prezent do të jenë edhe përfaqesuesit e Z-Mobile. Takimi u zhvillua sot në ora 10:00. Qëndrimi ynë i shprehur në takim ishte si vijon:
“I nderuari z. Kryeminister,
I nderuari z. Ministër,
Ne si Bord jemi emëruar nga Qeveria e Republikes së Kosoves me obligim fiduciare që të kujdesemi dhe mbrojme interesin e Telekomit. Më lejoni të potencoj se Telekomit i janë bllokuar llogaritë bankare nga një kontratë që e ka zanafillen ne vitin 2008. Kjo kontratë që nga fillimi është përciellur me skandale, asnjëherë nuk ka qenë e dobishme, për më tepër kjo kontratë ka qenë shumë e dëmshme për Telekomin. Gjithashu, kjo kontratë ka qenë objekt i hetimit parlamentar. Jemi të pranishëm ketu, me të vetmin qëllim, përmbushjen e obligimit fiduciar e që në këtë moment është kërkesa jone ndaj Jush, që të ndërmerrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit sa më parë. Sa i përket obligimeve të dala nga vendimet e Arbitrazhit, si rrjedhojë e kësaj kontrates, me lejoni të potencoj që unë si pçrfaqësues i Telekomit, në emër të Bordit, dua t’ju informoj se Telekomi e konteston këtë borxh, kemi marrë dhe do të marrim masa të mëtutjeshme ligjore për kontestimin e këtij borxhi. Ne si Telekom do të përdorim të gjitha rrugët legale pëë te kërkuar kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo kontratë. Prandaj, jam këtu me ftesën Tuaj vetëm për një qëllim: të kërkojë nga Ju si aksionar dhe egzekutiv i Republikes që Ju të merrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit. Po e potencojmë,se ne e kontestojme këtë borxh të dalur nga kjo kontratë. Ne fuqishëm besojmë se kjo kontratë ka qenë e dëëshme per Telekomin. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e: (i) veprimeve në të kaluarën nga ish-drejtuesit e Telekomit (ish-PTK), të cilët nuk e kanë mbrojtur interesin e ndërmarrjes dhe (ii) neglizhencës ndër vite të aksionarit për të mbrojtur interesin e korporates. Nuk mundeni dhe as nuk duhet të prisni që ne drejtuesit e Telekomit të merremi me një borxh të cilin e kontestojmë dhe që është pasojë e veprimeve jo të duhura, apo mosveprimeve të 10 viteve të fundit. Prandaj, për të përmbyllur fjalimin tim, në emër të Bordit, konsideroj se cdo diskutim i mëtejmë në këtë përberje është i panevojshëm sepse nuk i kontribuon interesave t korporates. Interes i vetëm i koorporatës në këtë moment është zhbllokimi i llogarive bankare”.
Edhe përkundër takimit të sotëm me Kryeministrin, pasdite Telekomi është njoftuar se është bërë kërkesa në njërën nga bankat nga përmbaruesi për tërheqjen e mjeteve nga llogaria e Telekomit. Të nderuar punëtorë të Telekomit, të nderuar qytetarë të Republikes së Kosovës, Siç mund të kuptoni nga qendrimi ynë në takimin e sotëm, ne kemi një këndvështrim ndryshe prej Aksionarit. Prandaj, duke marrë parasysh se pozita e Bordit të Drejtorëve është kryekeput e bazuar në besimin e dhënë nga Aksionari, ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtorëve të Telekomit besojme fuqishem se në rrethana kur ekziston diskrepanca në mes te Aksionarit dhe atyre të cilëve ju është falur besimi, atëherë ekzistojnë dy opsione: e para, mundësia e përafrimit të qëndrimeve të dy palëve (Aksionar dhe Bord), dhe e dyta, ndryshimi i qëndrimit të njërës nga palët (Aksionar ose Bord). Ne konsiderojme se për këtë rast, pa angazhimin e Aksionarit nuk ka zgjidhje, mirëpo diskrepanca qëndron në këndvështrim.
Prandaj, në rrethana të tilla të cilat na e pamundësojnë ushtrimin e detyrave fiducaire, ne e vlersojmë se dorehëqeja e parevokueshme është obligim fiduciare. Të nderuar punëtorë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Na lejoni t’ju njoftojmë se ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtoreve të Telekomit të Kosovës Sh.a e kemi njoftuar Ministrin e linjës dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen tonë të parevokueshme. Ne i falenderojmë të gjithë punetorët e Telekomit për bashkëpunimin e sinqertë dhe konstruktiv për gjithë kohën sa kemi shërbyer si Bord. Vala është e Kosovës!
Me respekt, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Prishtinë,
21.07.2020