Ndër figurat publike me peshë e sfond akademik që i është bashkangjitur rrugëtimit politik të Ramush Haradinajt, s’do mend se duhet përmendur Prod. Dr. Nijazi Halilin, shkruan Gazeta Mejdani
Por kush është ky anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane?
Nijazi Halili ka lindur në vitin 1964 në fshatin Tërstenik të Vitisë.
Shkollimin fillor e kreu në Tërstenik, ndërsa shkollën e mesme në Viti.
Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Degën e Edukimit në Gjakovë.
Magjistraturës e përfundoi në vitin 2008 në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Temë studimi e magjistratuës së tij ishte “Personalitetet e shquara shqiptare dhe ndikimi i tyre në diplomacinë botërore”. Me këtë edhe merr titullin Magjistër i Shkencave Politike.
Në vitin 2015 përfundon doktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për temë doktorate kishte “Ballkans Peninsula of Crises Failure of Diplomatic Managment”. Pas diplomimit merr titullin, Doctor of Business Administration.
Është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, sesione shkencore dhe simpoziume brenda dhe jashtë vendit.
Ka të publikuara një mori artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare.
Aktualisht është anëtar i rregullt i Alumnit të Asociaonit të Universitetit të Kalifornisë, në SHBA dhe anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan.
Tani punon si profesor i rregullt në Kolegjin Iliria në Prishtinë, dhe në Kolegjin Universitar Humanistica në Ferizaj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post