Këshilltari politik i presidentit, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka reaguar pas takimit në mes të Hotit dhe Vucic’it në Bruksel, i cili ka thënë se rinisja e dialogut teknik nga BE’ja nuk është në interesin e Kosovës.
Çollaku për rinisjen e dialogut, Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të BE’së, po thotë se nuk është në interes të Kosovës.
“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE”, ka thënë Çollaku
Ai tutje ka thënë se ky dialog është dizajnuar për interesa të Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar dhe në status quo.
“Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, tha Çollaku.
Çollaku thotë se qëllimi duhet të jetë njohja reciproke.
“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, tha Çollaku.