Internisti reumatolog, Dr. Besim Bytyqi ka shkruar sot në lidhje me koronavirusin. Ai i është drejtuar qytetarëve të cilët ende nuk e kanë marrë seriozisht këtë pandemi të rrezikshme, përcjell Gazeta Mejdani.
Sipas tij, koronavirusi nuk është virus që duhet anashkaluar, por duhet marrë seriozisht. Mbase, ai ka thënë se janë duke përjetuar momente të rënda me pacientë të infektuar.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Shumica e njërëzve po e kalojnë këtë sëmundje më pak simptoma. Por një pjesë e tyrë po luftojnë mes jetës e vdekjes.
Une nuk po dua të bëj panik, por po ju flas nga përvoja e përditshme që jam duke punuar në spitalin e COVID- it në Ferizaj.
Kjo sëmundje nuk pyet moshë.
Aty kemi të hospitalizuar njerëz të kategorive të ndryshme, pleq djem e vajza edhe të reja, në mesin e tyre edhe mjekë dhe infermier.
Shiqoni një rentgen të mushkërive si është katandisur nga ky virus. Ky rentgen nuk është i një plaku 90 vjeqar, por i një të riu nën moshën 30 vjeqar që më herët nuk ka pasur kurfarë sëmundje shoqëruese./Gazeta Mejdani/