Kanë nisur të shfaqen efeketet e para politike, pas vendimit të Prokurorisë Speciale me publikimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Derisa ka tre ditë që i pari i vendit po intervistohet nga gjyqtari i procedurës paraprake, por pa dhënë ndonjë hollësi.
Nga ana tjetër që nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit paraprak kanë nisur edhe lëkundjet politike në vendin tonë, e të cilat nuk kanë të ndalur dhe sa vien e problemet politike po shtohen.
Por politika dhe fushat tjera kanë nisur t’i ndiejnë edhe efektet e para nga vendimet e Prokurorisë dhe të Gjykatës Speciale.
E për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, sidomos për efketet e Speciales, zyrtarë të lartë të subjekteve kryesore politike vazhdojnë të heshtin dhe të mos japin asnjë informacion rreth asaj se çfarë mund ta pret vendin apo çfarë mund të ndodh me pozitat udhëheqëse të institucioneve e subjekteve politike.
“Syri.net”, ka kërkuar nga zyrtarët e subjekteve kryesore politike në vend të deklarohen për efektet pas vendimeve të Prokurorisë e Gjykatës Speciale, por që asnjëri nga zyrtarët e LVV-së, LDK-së, PDK-së AAK-së e subjekteve tjera nuk janë shprehur të gatshëm të deklarohen.
Derisa nëse mund të konfirmohet aktakuza ndaj presidentit e kryetarit të PDK-së e të tjerëve, politika e vendit do të shkundej.
Në rast se kjo ndodh presidenti do të duhej të japi dorëheqje, derisa si ushtruese e detyrës, sipas legjislacionit do të bëhej kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
E burime jo zyrtare nga PDK-ja tregojnë se ky subjekt po përgatit zjedhje të shpejta për zjedhjen e kryetarit, nëse ndaj atij aktual konfirmohet aktakuza.
4 emra janë propozuar për të parin e PDK-së nëse ndaj kryetarit Kadri Veseli ngritet aktakuza.
E si emra nga ky taborr politik përmenden Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi, por që zyrtare nuk ka asgjë.
Njohësi i zhvilimeve në vend Riza Smaka, tha për “Syri.net”, se varësisht nga forma dhe përmbjajta e vendimeve, aktvendimeve dhe aktgjykimeve të kolegjeve prokuroriale e gjyqësore të specializura, do të pasonin edhe konsekuencat socio-ekonomike e veçanërisht politike në vendin tonë.
Sipas tij aq më parë kur ekzekutivi aktual i formuar jo sipas Ligjit për Qeverisje, por sipas aktit nënligjor të pa bazë ligjore si dhe të disa votave të trafikuara ndër të cilat dy invalidore, është e ligshtë dhe me bazë delikate vendimmarrëse, pasojat mund të jenë të ndryshme e të shumta.
“Shtuar këtyre rrethanave, shkallën e lartë të papunësisë, punësimet nepotiste korruptive, zhvatjen e parasë publike pa përgjegjësi nga numër enorm i funksionarëve publike shumica sishin të panevojshme në efikasitetin e administratës publike dhe të institucioneve të sisitemit të drejtësisë, situata politike pashmangshëm do të mund të komplikohej”, tha Smaka.
Ai shtoi se në këtë etapë të procedurës penale, nuk preferohet të jepen profetizime e konkluza nga se në parim çfarëdo aktakuze është hipotezë e rrëzuarshme që mund të konfirmohet tërësisht, pjesërisht, por edhe të tërhiqet madje të refuzohet!
Ndërsa njohësi Blerim Burjani, tha për “Syri.net”, se partitë aktuale në pozitë nuk kanë konsensus për të zgjedhur presidentin e shtetit, ose duhet të bëjnë marrëveshje ose duhet ndryshuar kushtetutën ku drejtperdrejt duhet të zgjedhet presidenti ose të shkohet në zgjedhje.
“Është çështje e komplikuar kjo temë për këte, në anën tjetër këto parti nuk përkrahin një president jo partiak që të jetë objekt i marrëveshjes së tyre”, tha Burjani.
Sipas tij efektet politike të konfirmimit të aktakuzës për Thaçin sidomos, janë negative për arritjen e ndonjë marrëveshje me Serbinë.
Ai shtoi se Hoti nuk ka guxim për ndonjë marrëveshje.
Në anën tjetër AAK dhe tjerët vetëm mund të bllokojnë ndonjë propozim për marrëveshje.
E,VV-ja, nuk merret fare me këtë punë as nuk kanë guxim politik e as kapacitete politike e as profesionale.
“Pra dialogu mund të jetë në rruge qorre, PDK-ja si subjekt politik pas ngritjes së aktakuzës kunder Thaçit dhe Veselit mund të tkurret, interesat e njerëzve të shumtë të punësuar në shërbim diplomatik, shërbim publik dhe civil do të pesojnë degradime, përderisa ende nuk dihet se mund të zgjerohet aktakuza edhe ndaj liderëve të tjerë politik nga Dhomat e Specializuara”, tha analisti Burjani.