Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka akuzuar partinë në pushtet, LDK-në se po keqpërdorë testimet për Covid-19.
Sipas saj, zyrtarë të LDK-së dhe familjarë të tyre po testohen më shumë se një herë, ndërsa qytetarë të Kosovës, të cilët janë në kushte të rënda dhe kanë simptoma, nuk po mund të testohen asnjëherë.
“Ka plotë zyrtarë të LDK-së nëpër institucione tjera, s’po flasim vetëm për deputetë, të cilët janë testuar edhe pa simptoma, ndërsa punëtorët të cilët kanë punuar nëpër institucione të njëjta mirëpo nuk I takojnë LDK-së, nuk janë testuar. Pra janë njerëz të cilët punojnë në të njëjtën zyre, prandaj është shumë me rëndësi që ta diskutojmë këtu se kush po testohet e kush jo”, tha Pacolli.
“Është me rëndësi dhe do ta diskutojmë se si ata zyrtarë i nënshtrohen testeve dy apo tri herë jo vetëm ata por e gjithë familja e tyre, ndërsa shumë qytetarë me anëtarë të familjeve të tyre të cilët janë në gjendje të rëndë dhe kanë simptoma, nuk testohen”, tha ajo, raporton arbresh.info.
Ajo i reagoj deputetes së LDK-së, Besa Gaxheri, e cila tha se nuk ka rëndësi se kush po privilegjohet për teste e kush jo.
“Deputetja sapo tha se nuk është me rëndësi se kush po privilegjohet për teste e kush jo. Ka plotë qytetarë që kanë simptoma, por nuk testohen. Unë njoh familje të cilët kanë shkuar edhe me fëmijë shumë të vegjël dhe nuk kanë arritur as të testohen”, tha Pacolli.
Ajo, tha se LDK ka rrëzuar qeverinë Kurti, e cila ka qenë qeveria më e mirë deri tash, vetëm për të ardhur vet në pushtet.
“Ju keni ardhur në këtë qeveri ilegale, e keni rrëzuar qeverinë më të mirë me arsyetimin se keni me menaxhu këtë mirë dhe keni me pas prioritet. Ju nuk e keni prioritet, prioritet e keni vetëm veten. Kjo qeveri e ka nuk mundet ta mbaj pa përkrahjen e Listës Serbe dhe përkrahjen e PDK-së