Profesori universitar dhe sociologu ynë i mirënjohur, Fadil Maloku ka shkruar sot një shkrim ku ka prekur thellë gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Kosova, përcjell Gazeta Mejdani.
Ai ka folur për momentet e tanishme dhe i ka cilësuar si tepër të rënda. “Duhet të veprojmë shpejt, përndryshe do ta pësojmë rëndë”, thotë Prof Maloku.
Prof. Dr. Fadil Maloku mendon se, katastrofa e pandemise, po ndodh shkaku i njeriut tē gabuar, në vendin e gabuar, në kohë të gabuar dhe me liçencë jo valide profesionale!
Sipas tij, kjo gjendje duhet ndryshuar sa më shphet, para se të hyjmë në rrurpën pa krye dhe të rrezikshme për Kosovën.
Me theks të posaçëm, profesori i njohur i Universitetit e Prishtinës flet për përzgjedhjen e ministrit të shëndetësisë. “Aty është zdgjedhur njeriu jo-kompetent dhe pa përvojë profesionale”, ka shtuar ai.
Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Katastrofa e pandemise, po ndodh shkaku i njeriut tē gabuar, në vendin e gabuar, në kohë të gabuar dhe me liçencë jo valide profesionale!
Emërimi i Armend Zemajt, për ministër të shëndetësisë është taksativisht fyerje për intelektin kolektiv qytetar, por, dosido edhe për Partinë e (“akademikëve) e LDK-s!?
A s’gjeti Avdullah Hoti, ndonjē “akademik” tjetër e me ekspertizë më adekuate në këtë gjendje të jashtëzakonshme, i cili do na e mbante edhe mëtej rangimin e Kosovës në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të infeksionit? Por, e emëroj këtë militant të padijshëm, jo kompetent dhe jo adekuat në këtë post?! E bëri këtē sigurisht, shkaku komandantit meritor Tahir Zemajt?
Kjo s’ka të bëjë asgjë me shtetndërtim, o Kryeministër konjuktural! /Gazeta Mejdani/