Një notar u regjistrua gjatë fundjavës duke kapur dhe treguar një peshkaqen në Cape Henlopen State Park Beach në Delaware.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një notar profesionist – i cili po përpiqej të hiqte diçka nga nofulla e peshkaqenit.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një vend ku është e paligjshme “të peshkosh për peshkaqenë” – dhe nëse i kap, duhet t’i kthesh në ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Aty bëhet e ditur se mund të gjenden një numër peshkaqenësh – në gjirin e Delaware dhe Oqeanin Atlantik.
Sipas Mirror, burri kishte bërë një fotografi me krijesën të cilën më pas e ka lëshuar në ujë.
https://www.fox5dc.com/news/swimmer-caught-on-camera-catching-shark-off-delaware-coast