Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli gjatë seancës së sotme.
Musliu disa herë radhazi i ka thënë “mbylle gojën” Pacollit, për të këtë shprehje ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK-së.
“Fitore, mbylle gojën kur të flas unë… edhe një herë po them, mbylle gojën Fitore kur unë flas, a po don edhe një herë me e thënë. Kur flas unë kur e kërkoj fjalën le të degjojë deri në fund. Nuk është ajo që ma përcakton rendin e ditës edhe fjalën time, pikë”, ka deklaruar Musliu.
Pas kësaj përplasje, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit.
Pas këtij veprimi është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës.