Data 24 qershor 2020 do tё shёnojё pёrsёri njё datё historike nё epokёn e shtetformimit tё Kosovёs. Nё kёtё datё u shpall aktakuza ndaj dy udhёheqёsve tё lartё tё luftёs sё UҪK-sё, ndaj Presidentit Hashim Thacci dhe Kadri Veselit, kryetarit tё PDK-sё.
Shkruan: Besim Nimani
Qёllimi i kёsaj aktakuze ёshtё politik dhe ka si synim pengimin e bisedimeve edhe ashtu kritike e tё dyshimta nё raport me Serbinё.
Por problemi dhe enigma kryesore dhe mё e madhe ёshtё se kush qёndron pas kёtij skenari ogurzi? Dhe tani nuk ёshtё koha qё kёta tё ngrihen, e as tё vajtohen e as tё gёzohet dikush. Kёta do dijnё se si tё mbrohen nga akuzat qё janё tё pabazuara nё fakte dhe as qё do mundet tё barazohen me krimet serbe me luftёn mbrojtёse e ҫlirimtare tё UҪK-sё. Ata do dalin faqebardhё nga kjo akuzё politike.
Duket qё qёllimi i kёsaj aktakuze ёshtё t’i bёhet udhë Serbisё dhe Rusisё pёr t’i realizuar dhe argumentuar qёllimet e tyre strategjike. Por vendimet e gjykatave politike fatkeqёsisht nuk kanё tё ndalur; i freskёt ёshtё edhe vendimi politik i Gjykatёs Kushtetuese tё Kosovёs e cila ia pamundёsojё vazhdimin e qeverisjes Kurtit.
Fatkeqësisht, shumkush u gёzua dhe e aplauduan njё veprim tё tillё politik nga Gjykata Kushtetuese. Tani nuk ёshtё koha pёr hakmarrje politike. Lufta e UҪK-sё ёshtё e lavdishme dhe pёrjetёsisht e nderuar dhe e respektuar, pasi i gjithё populli ishte UҪK dhe po ky popull me luftёn e UҪK-sё bёri rezistencё pasive e aktive dhe nuk iu dorëzua shtypjes dhe persekutimeve tё shtetit serb.
Po ku do duhej tё koncentrohej dhe drejtohej energjia e politikёs kosovare?
Kosova do duhej tё orientohet nё zhvillimin e shoqёrisё së saj nga brenda duke stabilizuar bazamentin e shtetёsisё dhe duke rregulluar dhe zhvilluar aspektet e zhvillimit ekonomik dhe tё mirëqenies sё popullsisё, duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Ndёrsa nё planin e politikёs sё jashtme duhet tё zhvillojё politika mё tё mençura diplomatike dhe tё ketё komunikim dhe marëdhёnie tё mira me tё gjithё aleatёt natyralë. Keqmenaxhimit dhe keqqeverisjёs pёr 20 vite rresht me shtetin e brishtё tё Kosovёs duhet t’i vijё fundi.
Sygjerimet e miqve ndёrkombёtarё pёr ndryshimin dhe largimin e figurave politike me fuqi dhe backgrounde ushtarake (James Rubin 2013: Krahu i luftёs tё pensionohet nga politika sa s’ёshtё bёrё vonё) u injoruan. Ai nё kёto rreshta erdhi duke u bazuar nё menaxhimin e dobёt dhe keqpёrdorimet marramendёse tё shetit dhe ikjes nё masё tё rinisё nga Kosova.
Tani ky rast nuk do tё duhej tё politizohej, nuk ёshtё mirё pёr t’u admiruar, as pёr t’u vajtuar e gёzuar nga njё veprim i tillё i Prokurorit tё Gjykatёs Speciale. Tё akuzuarit nё fjalё, njё gjykatë tё tillё e kanё miratuar e votuar nё Kuvend tё Kosovёs. Pra, pasojat ёshtё dashur tё mendohen mirё para se tё mirrej njё vendim i tillё (bile opozita e atёhershme nё krye me Albin Kurtin refuzoni fuqishёm miratimin e njё gjykate tё tillё).
Tani tё vajtohet e tё trumbetohet pёr tё gjetur njё fajtor, kur nё fakt vetё janё fajtorёt kryesorё pёr gjendjen ku jemi, si nё aspektin politik, ashtu edhe atё shoqёror e ekonomik. Ky ёshtё gabim i rёndё i radhёs. Nё kёto momente duhet qetёsi dhe durim deri nё gjetjen e njё reagimi strategjik. Por njё gjё ёshtё e sigurtё: me kёtё qeveri dhe klasё politike aktuale nuk do tё ketё dritё nё fund tё tunelit. Prandaj shpallja e zgjedhjeve tё reja parlamentare ështё mё e domosdoshme se kurrё. Ata qё marrin shumicёn le tё vazhdojё pastaj me qeverisjen e vendit.
Vetёm zgjedhjet janё zgjidhje!