Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se deri tash situata me koronavirusin në vend është menaxhuar mirë.
Duke replikuar me deputetët e Vetëvendosjes, ka theksuar se është papërgjegjësi e tyre rritja e numrit të rasteve të të infektuarve pas tubimit të tyre më 12 qershor.
“Nuk duhet të përdorni analogji kur e gjithë bota ishte në konfuzitet se çfarë është Covid-19. Edhe ndërmarrja e masave është në përgjegjësi të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”,
“Covid ju prek edhe juve. Në Prishtinë ka një mijë e 75 raste 82janë aktivë. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerr në rrugë ata njerëz dhe nuk i keni respektuar masat mbrojtëse”.
Zemaj ka thënë se janë duke pritur raportin e prokurorisë për vdekjet që ndodhën në fundjavë në Klinikën Infektive.