Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi ka vlerësuar se qeveri Hoti ka dështuar në luftimin e pandemisë Covid-19. Sipas tij numri i ditëve të fundit ku vetëm mbrëmë ishin 195 raste, tregon qartë se qeveris Hoti i ka dal situata jashtë kontrollit, raporton Kosova Post.
‘Kryeministri kukull dhe juristi i tij thonin se gjendja është nën kontroll. Nga raportimi i përditshëm nga Instituti mësuan se ka një numër të infektuar nga kryeqyteti. Sot mund të themi se përballja më pandeminë na ka dal nga kontrolli. Dështimi në përballje më pandeminë do të dyfishoj demet ekonomike. Qeveria Kurti gjatë qeverisjes pandeminë e ka futur nën kontroll dhe ekonomia u mbështet.
U negociuan kredi të nevojshme. Fal menaxhimit të suksesshëm ne filluam ta hapim vendin. Çdo gjë ndryshoj më vendimin e Gjykatës dhe formimin jo legjitim të Qeverisë. Që nga ai moment vendi e ka marr teposhtën. Qeveria Koti haptazi tregoj se nuk është e gatshme ta menaxhoj pandeminë.
Mbulimi i kartonit të gjelbërt nuk u përmbush, e marrëveshjet ndërkombëtare s’po miratohen” tha Bislimi duke shtuar se gjitha këto dështime janë treguesi më i mirë se Hoti është i interesuar vetëm për ftesë për takim nga Vuçiqi.