Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e së martës Meksikën. Lëkundjet e fuqishme kanë qenë me magnitutë 7.7 të shkallës Rihter.
Thellësia e epiqendrës raportohet të ketë qenë 12 kilometra ndërsa ende nuk dihet nëse ka rrezik për cunami pasi epiqendra ka qenë pranë brigjeve të Paqësorit.
Në disa pamje të filmuara në momentin e lëkundjeve mund të duken shtyllat dhe ndërtesat që lëvizin nga njëri krah në tjetrin, ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë të shokuar.
Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.