Vjosa Osmani është 37 vjeçare. Është është juriste e diplomuar dhe e inkuadruar në politikë që në moshën e saj të re si aktiviste e LDK-së. Ajo ka lindur në Mitrovicë më 17 maj të vitit 1982. Është është e martuar dhe ka vajza binjake, shkruan Gazeta Mejdani.
Studimet i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa masterin dhe doktoraturën në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.
Në vitin 2009, Vjosa Osmani ishte zgjedhur shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Për tri mandate rresht është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Në dy mandatet e fundit ajo doli të jetë deputetja grua më e votuar në Kosovë.
Ndryshe, Osmani-Sadriu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.
Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.
Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.
Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa Osmani ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.
Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur.
Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Vjosa Osmani është edhe një poliglote. Ajo flet 4 gjuhë të huaja, anglishten, turqishten, spanjollishten dhe serbishten./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post