Ivica Daçiq, ka thënë se se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por insistoi se “me siguri nuk do të pranojmë Kosovën”.
“Nuk jemi afër zgjidhjes. Ne kemi provuar të japim disa propozime, por ato kryesisht kanë ndeshur në refuzim, e as që është diskutuar zyrtarisht ndonjëherë për to”, është shprehur ai, duke shtuar se “Ata që organizojnë dialogun duhet ta dinë se ne me siguri nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës…” ka thënë Daçiq për TV Prva, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se Serbia do t’i pranojë bisedimet për propozime me kompromis.