Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në bazë të asaj që iu tha mediave, aty është vendosur që Vjosa Osmani të mandatohet për kryeministre të vendit, nga rradhët e LDK-së, shkruan Gazeta Mejdani.
Edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar në një konference për media se kandidatja për kryeministre në këtë subjekt do të jetë Vjosa Osmani, ashtu edhe siç i ka informuar lexuesit e vetë, Gazeta Mejdani.
AI ka thënë se kanë bashkëpunuar gjatë me Osmanin dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në LDK.
Mustafa gjithashtu tha se Osmani është një personalitet që ka merita të veçanta që nga themelimi deri më tani.
Pas mbledhjes ka folur edhe vetë Vjosa Osmani. Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se jo rastësisht në këto 30 vitet e fundit historia e LDK-së dhe Kosovës është përcaktuar në vendin ku partia më e madhe në Kosovë ka ndërtuar politikat për këtë vend.
Duke falënderuar kolegët dhe kryetarin e LDK-së, Osmani theksoi se shumë prej tyre e kanë filluar në LDK rrugëtimin në politikë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post