Pas kryeministrit Hoti është deklaruar edhe presidenti Thaçi rreth takimit mes tyre.
Ai ka thënë se e ka përgëzuar Hotin për marrjen e detyrës së re si kryeministër i vendit , derisa tha kanë disktutuar edhe për shume pika tjera siç është buxheti dhe rimëkëmbja ekonomike si dhe pakoja që duhet të kalojë.
Pikë tjetër diskutimi ishte edhe vazhdimi i mundësisë për dialog, për siç thotë ai se është një javë e rëndësishme për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.
Thaçi tha se është koha kur duhet të punohet ngushtë mes presidentit dhe kryeministrit bashkë me pozitë dhe opozitë.
“Duhet të punojmë ngushtë me njëri tjetrin si kryeministër dhe president poashtu edhe me Kuvendin dhe partitë pozitë-opozitë, në këtë drejtim gjithcka është e qartë duhet të respektohet Kushhtetuta e Kosovës që të përmbyllet ky proces, kjo i lehtë por me vizion të qartë, me njohje reciproke dhe të kemi një përshpejtim të procesit e njohjes së Kosovës në organizatave ndërkombëtare”, deklaroi presidenti.
Sa i përket vizitës së Lajçakut, Thaçi tha se nuk është i informuar rreth agjendës së tij.
“Nuk jam i inofrmuar për agjendën e Lajçak në Kosovë, nuk është koha që të hapen ?ështje teknike apo me pretendime për normalizimine kmarrëdhënieve kosovë serbi, nëse vjen me qasjen që dialogu të kryhet me njoihje reciproke është i mirëseradhur në të kundërtën është i dështuar”.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se nuk është në garë me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë, raporton Syri.net Kosova.
“Sa i përket përgjegjësive institucionale ne kemi Kushtetutën dhe do të respektohet, me Hotin patëm një takim shumë korrekt”
“Gara jonë është me Serbinë, uroj që procesi të jetë shume dinamik i saktë dhe i suksesshëm në fund prej ambasadorit Grenell. Kosova nuk ka kohë të humb kohë me diskutime të thata”, shtoi ai.