Debati rreth emërimit të kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së, sa shkon e bëhet më i nxehtë dhe më dinamik, shkruan Gazeta Mejdani.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj partie nuk u arrit vendimi i shumëpritur. Gazeta Mejdani kishte raportuar se në atë mbledhje kishte pasur frekuentime deri në atë masë sa Lutfi Haziri dhe Agim Veliu lëshojnë mbledhjen. Dy protagonistët kryesorë të LDK-së nuk kishin marrë pjesë aty.
Kështu, kryetarë të degëve të LDK-së kanë filluar të dalin haptas në lidhje me atë se kend po e mbështesin; Lutën apo Vjosën.
Ndër më të zëshmit në lidhje me këtë po del të jetë Hysni Gerguri, kryetari i LDK-së për Vushtrri.
Ai ka thënë se gjithmonë ka mbështetur kuadrot e reja, i ka shërbye qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë dhe këtë e ka bërë pa kurrfarë kompenzimi.
Më poshtë gjejeni shkrimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook.
Të nderuar aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Vushtrri:
Siqë e dini ju unë mbi 9 vite e udhëheq Degën e LDK-së në Vushtrri, pa kushte dhe pa kurrfarë interesi për veti dhe familjen time( duke sakrifikuar shëndetin tim, familjen dhe biznesin tim).
Para marrjes në udhëheqje Dega në Vushtrri ishte para shkatrrimit të plotë dhe me ndihmen e aktivistëve të devotshëm të LDK-së, arrijta që në një masë të madhe ta stabilizoj Degën.
Unë kam respektuar aktivistët e të gjitha gjeneratave. Jam munduar që tu jap sa më shumë hapësirë të rinjëve dhe të rejave dhe shembulli i tillë ishte kur e kandidova një të ri për Kryetar Komune Z. Xhafer Tahiri dhe pas mobilizimit maksimal të gjithë Degës e arritëm qëllimin që ta rikthejmë pushtetin komunal pas 12 viteve. Pastaj e përkraha një të re për Kryetare të Forumit të gruas e cila tani pas aktivitetit në LDK, arriti të futet në Kryesi Qendrore.
Unë gjithmon kam dëgjuar zërin e shumicës dhe ajo ishte arsyeja pse u kandidova për Kryetar Dege.
Edhe tani duke dëgjuar zërin e shumicën së aktivistëve dhe elektoratit dhe duke parë nevojën e domosdoshme për ndryshim, dal në përkrahje publike që Zonja VJOSA OSMANI të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Fitorja e LDK-së nē zgjedhje nacionale do të jetë fitore e Kosovës.
Fati im politik në krahasim me rëndësinē që ka LDK dhe Kosova për mua është si një pikë uji në Deti.
Discussion about this post