Krahas zhvillimeve me pandeminë globale Covid 19 vendi po përballet edhe me atë politike që nga ndryshimi politik, i cili ndodhi me 6 tetor 2019 dhe zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër me 3 shkurt të këtij viti.
Në vendin tonë kanë ndodhur zhvillime interesante jo vetëm politike, por edhe shëndetësore pas përhapjes së pandemis globale qe preku çdo sektor.
Nga ana tjetër me 25 mars rrëzohet qeveria e Albin Kurtit nga mocioni i LDK-së.
E fituesi i zgjedhjeve LVV-ja kërkon mbajtjen e zgjedhjeve e presidenti i kërkon asaj krijimin e një qeverie të re e cila nuk po pranohet nga LVV-ja.
Me 30 prill, presidenti Hashim Thaçi e ka nxjerrë një Dekret, nëpërmjet të cilit i propozuari i LDK-së Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për formimin e qeverisë së re.
E të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.
Një ditë me pas gjykata pezulloi Dekretin e presidentit, masë që vlen deri më 29 maj. Këte jave pritet të nxirret verdikti nga Gjykata Kushtetuese.
Sot pra është thuajse dita përfundimtare ku Gjykata Kushtetuese pritet që ta shfuqizoi Dekretin e presidentit Hashim Thaçit, sipas burimeve të Syri. net. Burimet thane se vendimi mund te merret sot, por mund të shpallet nje dite tjeter.
Nga ana tjetër ekziston mundësia edhe e krijimit të një shumice të re parlamentare nëse ka dakordim mes partive, posaqërisht fituesit të zgjedhjeve.