Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën mbi 284 mijë vetë, janë infektuar 4 milionë e 196 mijë e 100 persona si dhe janë shëruar mbi 1 milionë e 493 mijë e 500 të infektuar.
Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën mbi 284 mijë vetë, janë infektuar 4 milionë e 200 mijë persona si dhe janë shëruar mbi 1,5 milionë infektuar.
Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë qendra e epidemisë me 80 mijë e 787 vdekje, është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve për shkak të Covid-19 që nga data 27 mars e deri më sot. Në 24 orët e fundit nga virusi kanë humbur jetën 207 persona ndërsa 521 vetë janë infektuar me koronavirus.
Kurse në Angli, e cila është qendra e epidemisë në Evropë, numri i të vdekurve prej koronavirusit në 24 orët e fundit është rritur me 269 duke arritur në 31 mijë e 855 gjithsej. Në këtë vend ku në të njëjtën periudhë janë regjistruar 3 mijë e 923 raste të reja, numri në total ka arritur në 219 mijë e 183. Vendimi i Kryeministrit Boris Johnson për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit të tipit të ri gjatë fjalimit drejtuar kombit, mbeti i kufizuar me lejen për ata që janë të detyruar të dalin jashtë për aktivitet fizik dhe punëtorët e ndërtimit dhe fabrikave, të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia.
Në Itali me një rritje prej 165 vdekjesh në ditën e fundit numri total është rritur në 30.560 kurse numri i të infektuarve ka arritur në një ulje rekord prej 1 mijë e 518 duke rënë në 83 mijë e 324. Kryeministri Giuseppe Conte, në një reportazh të dhënë për gazetën italiane “Corriere della Sera tha se për italianët muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por verën nuk do ta kalojnë në karantinë për shkak të Covid-19 por do të mund të shkojnë me pushime në set ose mal.
Numri i personave që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Francë është rritur në 70 duke arritur në 26 mijë e 380 në total kurse numri i të infektuarve duke u rritur me 209 arriti në 210 mijë e 728. Sipas këtyre të dhënave në këtë vend është shënuar numri më i ulët i vdekjeve që prej 17 marsit. Masat e marra në kuadër të luftës kundër koronavirusit filluan të lehtësohen gradualisht që prej ditës së sotme. Gjendja e epidemisë do të diskutohet përsëri në 2 qershor.
Instituti “Robert Koch” (RKI), që zhvillon punime për sëmundjet ngjitëse në Gjermani, ku numri i të vdekurve ka arritur në 7 mijë e 569, bëri të ditur se shkalla e ngjitjes së koronavirusit, që ishte 0.65 u rrit në 1,1. Në deklaratë bëhet e ditur se kjo është shqetësuese dhe nënvizohet se duhen zbatuar masat për distancën sociale, mbajtjen e maskave etj. Kancelarja Angela Merkel në konferencën për shtyp të 15 prillit kishte bërë të ditur se nëse shkalla e ngjitjes rritet në 1,1, sistemi shëndetësor do të arrij kapacitetin e plotë në muajin tetor.
Në Çeki numri i viktimave të virusit arriti në 276 ndërsa janë evidentuar 8 mijë e 95 të infektuar.
Në Poloni numri i të vdekurve nga koronavirusi arriti në 800 ndërsa janë regjistruar 15 mijë e 821 të infektuar.
Në Serbi numri i viktimave të virusit arriti në 215 dhe janë evidentuar 10 mijë e 114 të infektuar.
Kurse në disa vende të tjera të Evropës numri i jetëve të humbura është si më poshtë: Spanjë 26 mijë e 774, Belgjikë 8 mijë e 656, Holandë 5 mijë e 440, Kanada 4 mijë e 970, Zvicër 1 mijë e 833, Portugali në mijë e 135, Suedi 3 mijë e 225, Austri 618, Rumani 961, Danimarkë 529, Finlandë 267, Hungari 413, Kroaci 90, Slloveni 102, Bosnjë-Hercegovinë 107, Maqedonia e Veriut 91, Irlandë 1,458.
Në Brazil, vend i Amerikës Jugore, numri i të vdekurve në 24 orët e fundit u rrit me 496 mijë duke arritur në 11 mijë e 123 ndërsa numri i të infektuarve u rrit me 6 mijë e 670 duke arritur në 162 mijë e 699. Ndërkaq pamjet e Presidentit Jair Bolsonaro duke bërë jet ski në liqenin Paranoa në kryeqytet të përhapura në median sociale u bënë shkak për reagimin e madh të popullit.
Kurse në disa vende të tjera të Amerikës Jugore numri i jetëve të humbura është si më poshtë: Meksikë 3 mijë e 465, Ekuador 2 mijë e 127, Peru 1 mijë e 889, Republika Dominikane 388, Kili 312, Kolumbi 463.
Numri i personave që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Rusi për shkak të koronavirusit është rritur në 94 duke arritur në 2 mijë e 9 në total kurse numri i të infektuarve duke shënuar një rritje rekord me 11 mijë 656 arriti në 221 mijë e 344 dhe me këtë shifër ka lënë pas Anglinë dhe Italinë.
Në Algjeri numri i personave që kanë humbur jetën arriti në 502 ndërsa numri i të infektuarve arriti në 5 mijë e 723. Bëhet e ditur se në këtë vend përfundoi viti shkollor.
Në Izrael ndërkohë që numri i viktimave arriti në 252, numri i të infektuarve u rrit në 16 mijë e 477.
Ndërsa në disa vende të tjera numri i viktimave është: 525 në Egjipt, 246 në Arabinë Saudite, 246 në Bangladesh, 188 në Marok, 109 në Irak, 64 në Sudan, 58 në Kuvajt, 31 në Çad dhe 14 në Katar.
Në Korenë e Jugut, ku deri më tani kanë humbur jetën 256 persona, në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja duke e çuar në 10 mijë e 909 numrin e të infektuarve në total. Ky është numri më i lartë i personave të infektuar në këtë vend që prej datën 9 prill.
Në Iran, ku për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) deri më tani kanë humbur jetën 6 mijë e 685 persona, nesër do të çelen të gjitha xhamitë që kanë qenë të mbyllura deri më tani. Në 132 zona të bardha, që cilësohen si më të parrezikshme nga aspekti i rrezikut të epidemisë, xhamitë ishin çelur javën e kaluar.
Kurse në disa vende të tjera numri i jetëve të humbura është si më poshtë: Kinë 4 mijë e 633, Indi 2 mijë e 212, Indonezi 973, Filipine 719, Pakistan 667, Japoni 637, Ukrainë 391, Bangladesh 228, Emiratet e Bashkuara Arabe 198, Republika e Afrikës së Jugut 194, Bjellorusi 131, Singapor 20.