Megjithatë, ka disa ndryshime që po ndodhin brenda LDK-së. Ndryshime këto që me padurim i presin simpatizantët e kësaj partie.
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.
Deputeti i deritashëm i LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK’së.
Burime të Express kanë thënë se pro kandidaturës së Abrashit janë pajtuar anëtarët e Kryesisë së LDK’së.
Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK’së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur për më pak se 200 vota./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post