ërderisa mos mbyllja e kafene dhe restoranteve dhe mosrespektimi i distancës sociale në Suedi, ka bërë që të kritikohet në mënyrë të ashpër, disa restorante dhe kafene të këtij shteti, kanë lënë jashtë funksionimit disa tavolina të tyre me qëllim të tërheqjes së vëmendjes në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkaq njëri prej këtyre restoranteve, vendosi që të bartë distancën sociale në një nivel tjetër duke i shërbyer kështu vetëm një personi, transmeton arbresh.info.
Ky restorant i cili quhet “Bord för En” ose “Tavolina për një person”, do të hapet në 10 maj dhe do të shërbejë deri më 1 gusht.
Përderisa, deri më tani Suedia posedon 18 mijë e 926 raste me Covid-19, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në , 2,274.
Ndryshe nga shtetet tjera, baret, restorantet dhe kafenetë në Suedi vazhdojnë t’u shërbejnë klientëve ngase qeveria e këtij shteti nuk e ka ndaluar një gjë të tillë.