Kanali “13” televiziv i Izraelit publikoi dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çështjen se cili pacient do të ketë përparësi në aparatet respiratorë gjatë kurimit ndaj koronavirusit.
Dokumenti që përmban vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit që nëse vazhdon përhapja e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) “invalidët (përfshi edhe personat me aftësi të kufizuar) dhe të sëmurët rëndë kronikë do të jenë personat e fundit që do të përfitojnë nga aparatet respiratorë” është bërë shkak për debat në vend.
Kanali “13” televiziv i Izraelit publikoi dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çështjen se cili pacient do të ketë përparësi në aparatet respiratorë gjatë kurimit ndaj koronavirusit.
Në dokument shkruhet: “Invalidët fizikë dhe mendorë që nuk janë në nivel të kryejnë vetë nevojat e tyre, personat me probleme në zemër, mushkri, mëlçi, veshka dhe sistemin nervor, ata që kanë traumë psikologjike, ata që kanë sëmundje të pashërueshme dhe që vuajnë nga sëmundjet nervore, ata që janë në buzë të vdekjes ose kanë më pak se 20% shans për të mbijetuar nga Covid-19, do të do të jenë personat e fundit që do të përfitojnë nga aparatet respiratorë”.
Sipas dokumentit, ata që do të kenë përparësi janë “personat me funksionim me kapacitet të plotë të organeve para se të infektoheshin, ata që kanë një invaliditet të lehtë, ata që kanë sëmundje të lehta ose shqetësime në vetëm një organ dhe ata që kanë mbi 80% shans për të mbijetuar”.
Sipas lajmit të këtij kanali televiziv Komisioni i të Drejtave të Barabarta të Personave me Aftësi të Kufizuara që varet nga Ministria e Drejtësisë, bëri të ditur se ky dokument përmban shprehje “të rënda diskriminuese” ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Kurse në deklaratën e përbashkët me shkrim të bërë nga shoqatat e invalidëve në lidhje me këtë çështje kërkohet që Ministria e Shëndetësisë të ndryshojë menjëherë vendimin.
“Qeveria sakrifikon ata që nuk mund të sjellin të ardhura në thesarin e shtetit. Margjinalizimi dhe trajtimi si qytetarë të nivelit të dytë i atyre që kanë shërbyer gjithë jetën për Izraelin dhe më pas janë kthyer në invalid është i papranueshëm”, shkruhet në deklaratë.