Interi po përgatitet për ta humbur Lautaro Martinezin.
Sulmuesi argjentinas është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe ka zëra se gjatë verës mund të përfundojë në ‘Camp Nou’.
Interi nuk dëshiron të humbasë kohë dhe tashmë ka nisur të kërkojë për një zëvendësues të mundshëm.
Antonio Conte ka disa emra në listë, por sipas Gazzetta Dello Sport, Anthony Martial i Manchester United është objektivi numër një, duke mos përjashtuar Timo Wernerin e RB Leipzig dhe Luka Jovicin e Real Madridit.
Martial asnjëherë nuk ka treguar në Old Trafford atë që bënte me Monacon dhe mund të kërkojë të ndërrojë ambient, ashtu siç bëri Romelu Lukaku.