Interi është eliminuar nga Champions League, pas humbjes 1-2 përballë Barcelonës në fushën e tyre.
Zikaltërit kishin gjithçka në dorën e tyre, mjaftonte të mposhtnin Barcelonën dhe rezultati i Borussia Dortmund përballë Slavia Prague nuk do të kishte aspak rëndësi.
Por, në vend që të triumfonin, të besuarit e Contes mposhten 1-2 nga ekipi B i Barcelonës, që kishte ardhur në Milano për turizëm. Carles Perez dhe Ansu Fati shënuan për Barcelonën, ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit provizor.
Borussia Dortmund ka bërë detyrën përballë Slavia Pragu, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Sancho kaloi në avantazh verdhezinjtë, por Soucek barazoi në fundin e pjesës së parë. Julian Brandt me golin e tij në pjesën e dytë, i dha fitoren 2-1 verdhezinjve gjermanë.
Kualifikimin e kanë siguruar edhe RB Leipzig dhe Lyon në Grupin G, ndërsa nga Grupi H janë kualifikuar Valencia dhe Chelsea që kanë pikë të barabarta./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post