Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës që pritet të shpërndahet sot, ka qenë më jodinjitozja.
“Ky ka qenë Kuvendi më i dëmshëm dhe më anti-kosovar nga viti 1999 – që nga paslufta . Ka qenë një Kuvend që e ka ofenduar qytetarin kosovar”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.
“Ka pasë seanca të panumërta që kanë dështuar për shkak të kuorumit. Ka qenë një ofendim për taksapaguesit kosovarë dhe është shumë mirë që po shpërbëhet sepse nuk ka kontribuar për mirëqenien e kosovarëve. Kanë qenë të njohur për zhvatje”.
“Ashtu siç u thuhet haxhinjëve kur nisen për në haxh, edhe këtyre deputetëve po iu themi: Shkofshi e mos u kthefshi”.
Sipas tij sa i përket funksionit jo të mirë të Kuvendit, fajtori kryesor është PAN por edhe opozita ka pasë probleme të mëdha.
“Çarja e Vetëvendosje e zvogëloi impulsin opozitar për të cilin ishte e njohur në mandatet e kaluarës. Edhe LDK ka pasë mungesë iniciative të bërjes së 61 votave të opozitës”./FrontOnline/
Discussion about this post