Gazetari i T7-shit, Mirlind Behluli, është sulmuar fizikisht nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përderisa po e kryente detyrën e tij të gazetarit.
Me dhunë është nxjerrë jashtë nga lokalet e një objekti në Prishtinë, gazetari i T7 Mirlind Behluli. Truprojet e kreut të PDK’së, Kadri Vaseleit, e kanë goditur pas kokës Behlulin si dhe pjesën tjetër të ekipës së T7 e kanë larguar me forcë nga ambientet e lokalit.
Behluli derisa po raportonte nga njëri nga lokalet e Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke u larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte live.
“Na larguan me forcë dhe më goditën pas kokës”, ka deklaruar Behluli, shkruan Gazeta Ekspress
Discussion about this post