Shqiptarja 9 vjeçe imiton me sukses kampionen botërore në gjimnastikë
“Këtë mund ta bëj edhe unë”, ka thënë 9-vjeçarja Emily dhe e ka pranuar sfidën. Ajo ka filluar ta bëjë këtë ushtrim të Hënën e Pashkëve. Rreth 40 përpjekje brenda dy orëve i janë dashur asaj për ta zotëruar këtë kryevepër të gjimnastikës.
Vogëlushja shqiptare nga qyteti Wil i Kantonit St.Gallen, Emily Munishi është një nga talentet më të mëdha të Zvicrës në gjimnastikë. Vetëm nëntë vjeçe ajo është gjithashtu pjesë e skuadrës kombëtare të gjiumnastikës, shkruan 20minuten.ch.
“Edhe në këto kushte të vështira në krizën e koronavirusit, Emily stërvit disa orë në ditë në shtëpi”, thotë babai i saj Franklin Munishi, transmeton albinfo.ch. Një nga modelet që ajo ka për idhull është kampionja olimpike dhe botërore, 23-vjeçarja Simone Biles.
Gjatë festës së Pashkëve, gjimnastja amerikane ka postuar një video në Instagram ku tregon se si ajo heq pantallonat për stërvitje dhe gjithë këtë e bën duke qëndruar në njërën dorë.
“Këtë mund ta bëj edhe unë”, ka thënë 9-vjeçarja Emily dhe e ka pranuar sfidën. Ajo ka filluar ta bëjë këtë ushtrim të Hënën e Pashkëve, përcjell albinfo.ch. Rreth 40 përpjekje brenda dy orëve i janë dashur asaj për ta zotëruar këtë kryevepër të gjimnastikës.
“Një arritje e shkëlqyer e vajzës sime”, thotë me krenari babai i saj. Pastaj ai ka regjistruar një video dhe e ka ndarë atë në kanalin e tij në Instagram.
Kampionia Giulia Steingruber e ka uruar atë personalisht
9-vjeçarja do të dëshironte të ndiqte gjurmët e gjimnastes së njohur zvicerane, Giulia Steingruber. “Kur Steingruber mori videon, ajo personalisht e uroi Emily”, thotë babai, Franklini.
Ashtu si 26-vjeçarja e njohur, edhe Emily do të dëshironte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, transmeton albinfo.ch. Nëntë vjeçarja stërvitet nga Marianne dhe Aurelia Steinemann. Kjo gjithashtu e lidh atë me gjimnasten e shquar, Steingruber.