Policia ka bërë të ditur se mbrëmë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, dy dhoma janë përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka pasur të lënduar.
“Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese janë përfshirë nga zjarri. Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.
Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post