“Strukturat kriminale, që fatkeqësisht i kemi në çdo institucion, duke filluar nga presidenca e teposhtë të cilat qe 20 vite rresht vetëm po zhvillohen e forcohen, dhe sot e kanë shtetin në dorë, e kanë kapur edhe parlamentin, pasi krimi i organizuar politik ushtrohet nga politikanët e pushtetarët e korruptuar.
Ata janë njerëzit kryesor që vendosin se kush do bëhet edhe deputet e kush jo, kush do të bëhet ministër e kush jo. Pra, ky krim i organizuar politik dhe shtetëror vendos rregullat e veta, vendosë njerëzit e vet të dëgjueshëm kudo. E ka kapur edhe drejtësinë sikurse politikën dhe vendos prokurorët, hetuesit gjyqtarët. Prandaj sipas mendimit tim arsyeja e vetme e rrëzimit të Qeveris Kurti nuk ka të bëjë fare me taksën apo me Amerikën por ka të bëj pikërisht me sundimin e ligjit në Kosovë pasi qeveria Kurti filloj ta rrezikon krimin e organizuar institucional i cili ishte ndërtuar dhe stabilizuar nëpër të gjitha institucionet, ku ishin vendosur njerëzit e mafies”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.
Njohësi i fushës së sigurisë Naim Miftari, ish epror i lartë në UÇK, TMK, ish postar i policisë së Kosovës dhe ish agjent i SHIK-ut. Thotë se situatën e re të krizës në vend, me rrëzimin e Qeverisë Kurti, e kanë përgatitur me paramendim dhe bashkëpunim të ngushtë të gjitha strukturat kriminale të fshehura në politikë për këto dy dekada të kaluara, sepse frika nga ballafaqimi me ligjin, nuk i ka lejuar që këto struktura të krimit që janë sistemuar deri në majën e shtetit, nuk i ka lënë të qetë, sepse shpejtë do të zbardhej e kaluara e tyre dhe do të përgjigjeshin para ligjit.
“Strukturat kriminale, që fatkeqësisht i kemi në çdo institucion, duke filluar nga presidenca e teposhtë të cilat qe 20 vite rresht vetëm po zhvillohen e forcohen, dhe sot e kanë shtetin në dorë, e kanë kapur edhe parlamentin, pasi krimi i organizuar politik ushtrohet nga politikanët e pushtetarët e korruptuar. Ata janë njerëzit kryesor që vendosin se kush do bëhet edhe deputet e kush jo, kush do të bëhet ministër e kush jo. Pra, ky krim i organizuar politik dhe shtetëror vendos rregullat e veta, vendosë njerëzit e vet të dëgjueshëm kudo. E ka kapur edhe drejtësinë sikurse politikën dhe vendos prokurorët, hetuesit gjyqtarët. Prandaj sipas mendimit tim arsyeja e vetme e rrëzimit të Qeveris Kurti nuk ka të bëjë fare me taksën apo me Amerikën por ka të bëj pikërisht me sundimin e ligjit në Kosovë pasi qeveria Kurti filloj ta rrezikon krimin e organizuar institucional i cili ishte ndërtuar dhe stabilizuar nëpër të gjitha institucionet, ku ishin vendosur njerëzit e mafies. Ata u gjetën kudo nëpër borde dhe firma shtetërore ku merrnin nga disa rroga brenda një i muaji, rroga të larta sa do të jua kishin lakmi edhe pilotët amerikan, ata të testimit të aeroplanëve të luftës dha të hapësirës në NASA”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”. Rikthimi i strukturave të krimit të organizuar në pushtet, dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti, sipas Naim Miftarit, tregon se Kosova do të ketë edhe shumë vite rresht probleme me sundimin ligjit pasi që zbatuesit e ligjit janë vetëm kukulla e sekser të krimit të organizuar politik, të kontrolluar nga liderët e partive politike të zhytura në krim. “Zyrtarët që thirren për zbatimin e ligjit dhe sistemit të drejtësisë nuk do të jenë gjë tjetër vetëm disa kukulla të Hashimit, Isës ,Ramushit e Fatmirit. Asgjë më shumë pos vegla të politikanëve të korruptuar që mundë ti sjellin vendit situata të pa lakueshme dhe kriza e trazira të reja. Posa të kalon koronavirusi, nëse Presidenti bënë prapë lojëra të ndyta politike për të mbetur në pushtet, do të ketë trazira të mëdha që do të përfundojnë edhe me qindra mijëra braktisje të tjera të qytetarëve nga Kosova, ose do të ketë edhe trazira sociale e politike që nuk do të përfundojnë pa dhunë e pa telashe të mëdha. Prandaj edhe paralajmërimi i Agim Bahtirit është paralajmërim me vend për rrezikun që mundë të paraqitet, edhe pse krimi i organizuar politik që kontrollon shumë media dhe e shndërruar atë deklaratë në një spektakël mediatik duke e kryqëzuar z. Bahtirin i cili nuk e ka ftuar askënd në vëllavrasje por vetëm ka spekuluar, ka parashikuar se çka mundë të ndodhë me rrugën të cilën e ka zgjedhur Hashim Thaçi dhe në të cilën ai po rrezikon ta dërgon Kosovën”. thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.