Shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje liderëve institucional dhe politik në vend që të përqendrohen në luftën kundër COVID-19 dhe t’i japin përparësi kësaj çështje.
Kjo është deklarata e plotë:
Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqendrohen në luftën kundër coronavirusit, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës.
Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi – para politikës – luftës kundër COVID-19 në Kosovë, duke theksuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme në këtë drejtim.