Një trazirë e shkaktuar në një burg në Kolumbi e shkaktur nga frika e koronavirusit ka lënë të paktën 23 të vdekur dhe 83 të plagosur, raportoi Ministria e Drejtësisë në vend.
“Në La Modelo të Bogota, një nga burgjet më të mëdha dhe më të mbipopulluara të vendit, pati një përpjekje arratisjeje masive dhe kriminale,”– tha Ministrja e Drejtësisë Margarita Cabello.
Cabello shtoi gjithashtu se ngjarja shkaktoi rebelikme në burgje të tjera në vend.
“Sot ishte një ditë shumë e trishtueshme dhe e dhimbshme për vendin. Nuk kishte asnjë të arratisur,”- theksoi ministrja.
Cabello tha se deri tani asnjë i burgosur apo personeli i burgut nuk ëshë testuar pozitivisht me koronavirus.