Labinot Tahri është solidarizuar me banorët e Vitisë. Pas regjistrimit të dy rasteve të para me koronavirus, Vitia dhe Klina janë futur në karantinë.
Një 20 vjeçare italiane e cila po ushtronte aktivitetin e saj të punës në Klinë dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë që kishte ardhur në Kosovë nga Italia më 5 mars janë dy të prekurit e parë të virusit.
Në një prononcim për lajmi.net, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se qyteti po pëballet me vështirësi, pasi nuk ka mjete mrojtëse dhe qeveria nuk ka marrë masa.
Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar duke premtuar se gjatë ditës do t’i dërgojë 1000 deri 1500 maska për qytetarët e Vitisë.
Madje, ai shtoi se në rast se siguron numër më të madh të maskave, do t’i dërgojë ato në më shumë qendra.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Për qytetin e VITISË!
Të dashur qytetarë dhe kryetar i nderuar i qytetit tonë Vitisë!
Kjo që po ndodh në këto momente, po duket se nuk do ndalet dhe do bëhet më serioze e më alarmante në mungesë të maskave!
Vitinë e dua sepse kam kalua ditë të mira tek ai qytet dhe kam qëndrua disa kohë ne familjen e të nderuarit Dr- Fetih Hetemi!
Vitinë e kam mesuar qysh në rini dhe erdhi koha që sot i nderuar Kryetar sado pak do të ua lehtesoj punën.
Në vazhdën e shpêrndarjeve të maskave në Ferizaj, ne nga ora 14:00 do ti sjellim personalisht juve 1000-1500 maska për qytetarët tuaj!
Kaq janë mundesit e mia, nëse marr edhe 15.000 cop të tjera, do të shperndaj në shumë qendra.
Me dashuri e respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.