Presidenti i Repubklikës së Kosovës Hashim Thaçi, i ka reaguar diplomatit të pensionuar amerikan, Shaun Byrnes për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.
Byrnes ka thënë se Presidenti i Republikës së Kosovës, Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Vucic, kanë përgatitur një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull, por thotë se në këtë marrëveshje raportohet se përfshihet shkëmbimi i territoreve.
Ndërsa Thaçi ka reaguar në rrjetin social Twiter duke thënë se ky është lajm i rremë, dhe se nuk ka marrëveshje me Serbinë që përfshin shkëmbimin e territoreve.
“Zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA’së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar Thaçi.