Të gjithë 201 deputetët që morën pjesë në seancën në parlament votuan “po” për të marrë vendimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme deri më 13 prill
Në Bullgari shpallet gjendje e jashtëzakonshme deri me 13 prill për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Të gjithë 201 deputetët që morën pjesë në seancën në parlament votuan “po” për të marrë vendimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, i cili mori pjesë në seancën e përgjithshme të parlamentit, në fjalimin e tij tha se deri më tani numri i rasteve në vend është 23.
Borisov, tërhoqi vëmendjen se gjendja e jashtëzakonshme është kusht për të zbatuar kontrollin e nevojshëm.
– “Disiplina sociale nuk është në nivelin e nevojshëm”
Edhe Ventsislav Mutafchyski, kreu i Tryezës së Krizës, të formuar lidhur me Covid-19 në fjalimin e tij tha se disiplina sociale nuk është në nivelin e nevojshëm.
Më tej Mutafchyski njoftoi se në familjen e gruas 66 vjeçare që ka humbur jetën nga virusi, janë diagnostikuar 11 persona me Covid-19 .
Me vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme deri me 13 prill, pritet që të kufizohen kalimet kufitare të vendit si dhe udhëtimet ndërkombëtare të qytetarëve.