Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, por përkundër kësaj qytetarët kanë filluar të ndërmarrin masa në rast se do t’iu duhet të izolohen nëpër shtëpi.
Para dyerve të mullirit ‘Grunori Gashi 4’ janë krijuar kolona të gjata e pritje në rend për t’u furnizuar me miell.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi.
Deri më 27 mars shkollat nuk do të mbajnë mësim.