Deri më 27 mars është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë si mbrojtje nga koronavirusi. Një vendim i tillë u mor dje nga Qeveria e Kosovës pas propozimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili propozoi edhe masa të tjera, duke përfshirë këtu edhe pezullimin e përkohshëm të linjave ajrore e tokësore dhe kontrollimin e obliguar të udhëtarëve nga ana e ekipeve mjekësore, shkruan sot gazeta Zëri.
Masat e marra dje nga Qeveria e Kosovës janë: Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor dhe e institucioneve arsimore publike e private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020; Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor; Kontrollimi i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në të gjitha hyrjet-daljet e Kosovës me mbështetje të Policisë; Vetëkarantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm; Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut; Ndalohet veprim-taria e restoranteve, e klubeve të natës, e palestrave, e pishinave pas orës 23:00;
Ndalohet eksporti i pajisjeve, i materia-leve dhe i medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomikë dhe e prodhuesve, përveç me vendim të Qeverisë; Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publiko-private dety-rohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucio-net sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike; Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë pri-vate, që kryejnë transport publik të ud-hëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese, si dhe ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar me autobus, me minibus dhe të ngjashme drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka apeluar të qytetarët t’i ndihmojnë ta kalojnë këtë situatë, duke marrë edhe masa mbrojtëse. Kujtojmë se koronavirusi po vazhdon të përhapet edhe më tej në Evropë, duke përfshirë këtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore e Italinë. Gjatë ditës së djeshme u raportua për rritje të numrit të infektuarve me këtë virus në Shqipëri, ku edhe u shënua viktima e parë. Në vend edhe gjatë ditës së djeshme janë paraqitur raste të dyshuara me koronavirus.
Qytetarë të shumtë nga Italia, e tashmë edhe nga Shqipëria, kanë marrë rrugën për në Kosovë, disa prej të cilëve edhe janë cilësuar si të dyshuar me këtë virus. Në këtë mënyrë edhe thuhet se po shto-het rreziku i paraqitjes së rasteve të infektuara edhe në vend. Duke e parë situatën e krijuar në shtetet përreth vendit institucionet e Kosovës tashmë janë duke shtuar masat mbrojtëse.