Hashim Thaçi ka thënë se është zhgënjyese për qytetarët mos liberalizimi i vizave pasi, Bashkimi Evropian ka qenë i gatshëm para pesë vitesh për t’i hequr ato.
Thaçi ka thënë se kjo gjendje duhet të jetë një mesazh i zgjimit të unitetit politik përballë kësaj padrejtësie, shkruan IndeksOnline.
Thaçi ka thënë se përderisa nuk ndodh liberalizmi i vizave nuk do të ulet në tavolinë për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel.
“Ne e kryem edhe kushtëzimin e demarkacionit, duke e kaluar në parlament, përsëri është ky hezitim, duke mos e vë fare në rend të ditës, mendoj se ky duhet të jetë një mesazh i zgjimit, nuk kemi të ardhme tjetër, por, edhe BE duhet të thotë hapur dhe në mënyrë të sinqertë se pse nuk është nxjerrë vendimi.
Qëndrimi im ishte shumë i qartë, fillimisht BE duhet të nxjerrë vendimin për viza, pastaj të mendoj a ka kapacitete për të shtyrë përpara dialogun, nga ajo që unë shoh BE është plotësisht i papërgatitur për pjesën e dytë.
E theksuam edhe njëherë se BE duhet ta respektojë Kosovën si vend i pavarur dhe asnjë rrethanë të përputhë mendimin dhe qëndrimin e vet, me pesë vendet që se kanë njohur Kosovën si të pavarur.
Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulësi me të madhe, sepse duke qenë të bashkuar mund të kemi suksese më të mira dhe mund ta rrisim përkrahjen, këshilla ime ishte që t’i takojnë të gjithë liderët politik, sepse kemi liderë me legjimitet, opozitë pozitë. Dialogu i menduar në Bruksel është i tejkaluar, fillimisht vizat, pastaj hapen çështjet tjera ”, ka thënë ai./IndeksOnline/