Kryeministri Albin Kurti pret në takim një delegacion franko-gjerman. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zgjedhjen e Komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskuton lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 10:00)
Mbahet tryeza “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Lansohet projekti “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së 2019-2023”. (Zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, ora 10:00)
Vazhdojnë punimet e konferencës “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”. (Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)
Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur” me qëllim promovimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit të tij në praktikë. (Salla e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan shënon 7-vjetorin e themelimit. (Universitetit “Kadri Zeka”, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe kompania ajrore “Air Mediterranean” mbajnë konferencë me rastin e lëshimit të linjës së re Prishtinë-Shtutgart dhe anasjelltas. (Terminali i ANP “Adem Jashari”, ora 16:00)./Gazeta Mejdani/