Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën.
Në të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt ora parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së. (Nga ora 08:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 09:00)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të ndajë dekorata për ushtaret e UÇK-së. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ora 10:00)
Komuna e Prizrenit promovon projektin për krijimin e ambientit në Gorozhup si destinacion turistik. (Gorozhup i Prizrenit, ora 10:00)
Bëhet hapja e projektit QATEK (Drejt një sistemi të përgatitj es së mësimdhënësve të rinj që është i orientuar drejt cilësisë, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë). (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës inauguron Ligat Universitare. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Prishtinës, ku do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:00)
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe ambasadorët e vendeve Frankofone në Kosovë, mbajnë konferencë. (Ndërtesa e MPJD-së, ora 11:00)
Bëhet ndarja e granteve për tetë organizata lokale, në kuadër të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) dhe Kolegji AAB-së lansojnë fushatën mediatike për të drejtat e gruas. (Kolegji AAB në Fushë Kosovë, ora 11:00)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) lanson programin “Eja Kosovë” për mbështetje të shoqërisë civile në Kosovë. (Hapësirat e Termokiss, ora 11:30)
Sekretari i Federatave së Sindikatave të Pavarura ELEKTROKOSOVA-FSPE i larguar pa drejtësisht nga puna mbajmë një protestë. (Para ndërtesës së KEDS-it, ora 11:30)
Me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bëhet parakalimi i trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)
Mbahet akademi letrare-artistike “Ora e Lirisë”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)
Me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, hapet ekspozita “Flakadanët e lirisë” e autorit Besart Gashi. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)
Hapet ekspozita “The World Press Exhibition”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)./Gazeta Mejdani/