Burri me inicialet A.H, rreth 40-vjeç ka qëlluar gruan e tij me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Më pas ai ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u varur në litar, por është shpëtuar në kohë nga një prej fqinjëve që ka ndërhyrë duke prerë litarin.
E gjithë ngjarja tronditëse ka ndodhur të sytë e dy vajzave të çiftit.
Mësohet se gruaja është transportuar drejt spitalit të Durrësit.
Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme./Gazeta Mejdani/