Më 6 gusht 1945 një bombë atomike shpërtheu sipër qytetit japonez të Hiroshimës, duke vr arë afërsisht 130,000 njerëz.
Ndër të mbijetuarit ishte Tsutomu Yamaguchi, i cili ndodhej në qytet për biznes. Ai ishte tre kilometra (1.8 milje) nga qendra e shpërthimit. Tsutomu pësoi djegie serioze në anën e majtë, dëmtoi daullet e veshit dhe u verbua përkohësisht.
Ai pushoi atë natë në një vendstrehim nga sulme ajrore, por u ndje mjaft mirë për të udhëtuar në shtëpi ditën tjetër … në Nagasaki.
Tsutomu ishte kthyer në punë më 9 gusht 1945 kur një bombë bërthamore u hodh në Nagasaki. Rreth 50,000 njerëz vdiqën në atë sulm. Për mrekulli, Tsutomu Yamaguchi shpëtoi edhe një herë nga vdekja.
I vetmi person që i mbijetoi dy sulmeve bërthamore, ai jetoi deri në vitin 2010, në moshën 93 vjeç. / bota.al