Përderisa VV, LDK dhe PDK kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për zgjedhjet komunale në Podujevë, partia FJALA tërhiqet në momentin e fundit, shkruan Gazeta Mejdani.
Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Fjala, Xhevdet Maloku.
Ai ka shkruar se tërhiqet nga kjo garë, sepse a problem me shpatullën.
“Të nderuar qytetarë të Podujevës, me lejoni që të konfirmoj mos pjesëmarrjen time si kandidat për të parin e Podujevës në zgjedhjet e 15 marsit. Ky vendim erdhi si rezultat i gjendjes shëndetësore konkretisht një frakture në shpatullën e majtë, lendim ky nga data 28.01.2020.
Vullneti dhe dëshira ishin të mëdha prandaj pritëm deri në momentin e fundit sesi po ecën gjendja e shpatullës por pas rekomandimit të ortopedit atëherë morëm vendimin që në këto zgjedhje të mos përfshihemi në garë.
“Ne FJALA dega në Podujevë u bëjmë thirrje qytetarëve që të vendosin për ndryshim dhe jo për keqqeverisje tjera të LDK-së”.
Të gjithë kandidatëve pjesëmarrës u dëshirojmë suksese dhe punë të ndërshme e në të mirën e qytetarëve.