Në të gjitha mediet rozë dy vitet e fundit po konsumohet me të madhe emri i reperes së njohur Tayna.
Ajo po ashtu së fundmi ka sjellë bashkëpunime me emra të mëdhenj, e sa i përket koncerteve, nuk kanë të ndalur, shkruan Insajderi.
Një gjë të tillë, nuk është se e sheh në mënyrë të njëjtë këngëtari I njohur Labinot Tahiri.
I ftuar në emisionin Review ai ka folur rreth saj, dhe ka komentuar rreth bagazhit të saj profesional, e që sipas tij, nuk është person që duhet dëgjuar apo shikuar.
“Nuk e përcjelli, kom ni që është duke bë boom, e dojnë rinia, nuk është personazh me këqyr ose me dëgju, unë i shoh ata që dinë më këndu”, ka qenë komenti i tij drejtuar reperes.